Shkrimtari Dritëro Agolli festoon sot 78-vjetorin
Gjeniu i letrave shqiptare, një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë Dritëro Agolli sot mbushi 78 vjeç. Sigurisht që është një gëzim i pamasë për vetë gjeniun e letrave, por edhe për të gjitha ata që kanë lexuar qoftë edhe një rresht nga krijimet e tij. Në pamundësi për të qënë me të në këtë ditë në studio ne kemi shkuar tek ai. Me një buqetë me lule dhe me urimin më të sinqertë kemi trokitur në derën e tij mikëpritëse gjatë transmetimit Live në emisionin e mëngjesit dhe po kështu kemi gjetur edhe mikpritjen e sinqertë të shkrimtarit dhe Sadies, bashkëshortes që është gjithmonë pranë tij sidomos në momente të tilla feste.
Duken shumë 78 vjet, por në fakt për një njeri si Dritëroi janë ende pak. Në bibliotekat e shqiptarëve, por jo vetëm emri i tij është gjithmonë i pranishëm. Në rreshtat e poezive, krijimeve të tjera letrare e sa e sa shkrime që ai ka në arkivën krijuese të një jete plot begati letrare e sigurisht plot sadisfaksion. Shumë urime do të ishte pak për Dritëro Agollin.