"Porgy and Bess", Gershëin premierë në TOB
Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë shfaq më 17 - 22 tetor, ora 19:00, premierën e operës "Porgy and Bess" të kompozitorit amerikan George Gershëin, një bashkëpunim me dirigjentin Jason C.
Tramm të Operës Shtetërore të Nju Xhersit në SHBA.
"Porgy and Bess" është një operë e vënë në skenë për herë të parë në vitin 1935. Libreti
është shkruar nga DuBose Heyward. "Porgy and Bess" flet për historinë e Porgy-t, një zezaku sakat, që jetonte në lagjet e varfra të Çarlton, në Karolinën e Jugut. Ai mundohet të shpëtoje Bess-in nga kthetrat e Crown-it, të dashurit të saj të dhunshëm dhe posesiv.
Shënime udhëtimi nga Shqipëria të Jörg Dauscher-it
"Drejt Shqipërisë. Shënime të një udhëtimi" është libri që prezantohet nesër në prani të autorit Jörg Dauscher, në kuadër të Tetorit Gjerman. Pas një qëndrimi të gjatë në Shqipëri Jörg Dauscher botoi një libër të vogël për t'iu kundërvënë paragjykimeve dhe njohjes sipërfaqësore të këtij vendi.
Në libër paraqiten vëzhgimet e jetës së përditshme në një fshat të veriut të Shqipërisë.
Dauscher ka lindur në vitin 1975, sot jeton në Berlin. Pas studimeve në degën e letërsisë i hyri rrugës së krijimtarisë letrare.