Shkrimtari Liviu Lungu ne Tirane

Rikthehet në vendin e tij të origjinës shkrimtari romuno- shqiptar Liviu Lungu. Arsyeja është e qartë promovimi i veprës së tij më të fundit, “Miku im Admiral”. Legjendat shqiptare i ka fort për zemër edhe kësaj here mitin e Rozafës e ka përfshirë në librin dedikuar detit.
“Ky është një roman fikshën që shpalos bukurit dhe dashurinë për detin. Romanet e mija dedikuar Shqipërisë i kam bazuar në rrëfimet e gjyshes time dhe kur i kam prekur kanë qenë pikërisht ashtu. Përshkrimet për Shqipërinë ia them shpesh edhe lexuesit romun. Së shpejti kam per të nxjerr edhe nje liber që mbështetet nga mbresat e mija mbi fshatin e gjyshes time ne Gjirokastër.
Studiuesi Luan topciu vlerëson krijmtarinë e tij pasi nuk e shkëput nga origjina e tij në 11 romanet që ka shkruar.
Sipas tij, “Miku im admiral” mund të konsiderohet një roman historik dhe në të njëjtën kohë një parabol që konsiderohet si himn për detin.