E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtari dhe dashuria

Një shkrimtar i ri ndodhet në krizë të thellë, si në krijimtari, ashtu edhe në dashuri. Por, më në fund ai po shkruan një libër për vajzën e tij të ëndrrave dhe gjithçka po shkon më së miri. Çudia më e madhe ndodh kur kjo vajzë shfaqet në të vërtetë dhe gjithçka që ai shkruan për të kthehet në realitet... Ruby Sparks në DigiGold

Atë të cilët nuk janë kënaqur me fantazinë dhe plotfuqishmërinë e dashurisë dhe kanë ëndërruar një partner komplet, atëherë do ta gjeni në këtë film.

Me një fjalë “Ruby Spark” është një film që mund ta kishte emrin “Zonja e duhur”, por edhe “Oh, a nuk është kjo gjë e mirë”.

Por, jo. A ka pyetje pa bindje kur përgjigja e vërtetë është brenda shpirtit? Apo a do ua vjedhë dikush zemrën që në planin e parë? A po luani ndonjë mjeshtër kukullash të cilit ju kanë zgjuar demonët e brendshëm që ju bëjnë të sillemi keq.

“Ruby Sparks” është një variacion intereson i mitit të Pygmalion, një lodre që bën zhurmë kur bëni pyetje të këtilla, përderisa shumë të rinj kërkojnë të kenë lidhje përfekte, ashtu sikurse personazhi që është një shkrimtar i suksesshëm, por në krizë për shkak se duhet të bëjë disa ndryshime rrënjësore.

Personazhi kryesor i filmit, Calvin Weir-Fields (Paul Dano), një djalosh i turpshëm, shkrimtar shumë i njohur në Los Angeles, ka bërë letërsi qëkurse ishte fëmijë. Romani i tij i parë, të cilin ai e shkroi në moshën 19 vjeç ishte më i shituari; një dekadë më vonë reputacioni i tij ishte më i ulët saqë vështirë që binte në sy. Por, Calvin ka një problem që po e përcjell.

Përderisa vuan të shkruajë në bllokun e tij, ai do të takohet me Galatean e tij, Ruby Sparks (Zoe Kazan) gjatë një shëtitje në park me qenin e tij, që quhet Scotty (një emër i qenit të F. Scott Fitzgerald). Kjo gjetje interesante e bën këtë kokëkuq të dalë nga silueta për të prekur ëndrrën e tij që ishte thurë edhe me fjalë në imagjinatën e tij. Së pari ishte një inspirim letrar që e kapi atë, mandej ai gjen karakterin e tij dhe kështu i kthehet elani për të shkruar.

Ai zgjohet në një mëngjes dhe e gjen Rubyin e tij, e cila ishte në fakt prapaskena e tregimit të tij, kurse poshtë bën drekë. Ajo është një piktore 26 vjeçe nga Daytoni i Ohios e cila kishte shëtitur tërë vendin. Idolet e saj janë Humphrey Bogart dhe John Lennon në romanin e tij.

Por, gjëja që e shqetëson lumturinë e Calvinit është frika e tij që e bën të çmendet, sepse ai mendon se ky person ishte vetëm imagjinatë e tij dhe jo që ekzistonte më të vërtetë. Ai bëhet i mistershëm kur vëllai i tij, Harry (Chris Messina) më në fund e takon Rubyin dhe ai konfirmon se ajo nuk është halucinacion i tij. Harry i sugjeron që të testojë teorinë e Calvon si një produkt të imagjinatës duke larguar paksa nga karakteri i saj dhe të shohë nëse ajo do të ndryshojë.

“Ruby Sparks” i bërë me regji të Jonathan Dayton dhe Valerie Faris, një skuadër regjisorësh nga filmi i njohur “Little Miss Sunshine”, ka të njëjtën temë, por me terme më të ëmbla duke përfshirë edhe të vërtetën psikologjike në disa raste tek shkrimtarët.

Skenari është shkruar nga Kazan, është shumë i mirë dhe shpesh krijon tension që nuk e kemi parë nëpër filmat e tjerë.

Të dy karakteret janë heronj të një fati të mirë dhe të keq.

Kjo ndoshta është arsyeja se pse regjisorët dhe skenaristët kanë përdorur të njëjtën teme, ashtu sikurse kishin bërë me Judd Apatow që ishte në shkollë dhe luante adoleshentin. Këtu në film kemi vetëkënaqësi, humor me martesat apo organet gjenitale por edhe një paraqitje që më të vërtetë i bën këta aktore ndryshe nga rolet e tyre të mëparshme.

Skenari i Kazan sjell Rubyin dhe Calvin që të kenë një respekt të barabartë, një gjë që nuk e kishin më parë. Çfarë kënaqësie të shikoni këtë komedi romantike humori i të cilët qëndron mbi belin e tyre.

Calvin është një personazh që kombinon budallallëkun dhe arrogancën intelektuale që e shohim vetëm të karakterët e Woody Allen. Ruby është një i tillë, një shkrimtar që e ka mësuar frëngjishten për të treguar klasë dhe jo pse e do si gjuhë.

Filmi është një tangjentë e krisur e humorit sidomos kur nëna e Calvin Gertrude Annette Bening), i kërkon atij ta sjell Rubyin në shtëpi. Gertrude dhe partneri i saj Mort, i cili është dizajner i orendive shtëpiake është më shumë hipik se saj një person që vlerëson si duhet të mirën .

Mos u përpiqni të ikni nga ekrani kur jepet “Ruby Sparks” sepse ai është një komedi romantike plot humor, skenar të mirë që vështirë do ju bie ndonjëherë rasti të shihni. E këtë rast ua jep kompania IPKO nëpërmes Digital. Ruby Spark në DigiGola që në javën e parë të dhjetorit.

-------

Ruby Sparks

Regjia: Jonathan Dayton dhe Valerie Faris; skenari: Zoe Kazan; drejtor i fotografisë: Mattheë Libatique; montazha: Pamela Martin; Muzika: Nick Urata; dizajner: Judy Becker; kostumet: Nancy Steiner; producentë: Albert Berger dhe Ron Yerxa; Distributor: Fox Searchlight Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 44 minuta.

Aktorë: Paul Dano (Calvin Weir-Fields), Zoe Kazan (Ruby Sparks), Antonio Banderas (Mort), Annette Bening (Gertrude), Steve Coogan (Langdon Tharp), Elliott Gould (Dr. Rosenthal), Chris Messina (Harry), Alia Shawkat (Mabel), Aasif Mandvi (Cyrus Modi), Toni Trucks (Susie) dhe Deborah Ann Woll (Lila).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›