E Martë, 3 Nëntor 2026

Muzeu i Kadaresë në 365 ditë- Interes i lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj gjatë 2023

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Gjirokastër, ka ngjallur një interes tepër të lartë nga vizitorët vendas e të huaj gjatë vitit 2023.Ciceroni pranë këtij muzeu thotë se rreth 8 mijë turistë kanë shfaqur interesin për tu njohur më nga afër me jetën dhe veprën e korifeut që aq mrekullisht ka përshkruar qytetin e gurtë.

Shtëpia e korifeut të letrave shqipe Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës përgjatë 365 ditëve të vitit 2023 ka qenë më I preferuari nga turistë ,pasi është parë një interes tepër I lartë si nga ata vendas por edhe të huaj. Sipas ciceronit të muzeut Bruno Pjetri ka pasur një rritje të turistëve krahasuar me vitet e kaluara duke shkuar në 8 mijë vizitorë.

Pjetri thekson se turistët të cilët kanë parë nga afër muzeun e shkrimtarit Kadare kanë qenë kryesisht gjerman, francez ,spanjoll pra nga të gjitha vendet e botës ,ku kanë pasur  mundësinë të njihen më nga afër me vlerat e gjuhës shqipe ,por edhe me periudhën në të cilën jetoi e punoi Ismail Kadare.

Pritet që ky vit të jetë edhe më i mirë ,ku shifrat e vizitorëve të shënojnë sërish rekord ,pasi me rivitalizimin që I është bërë së fundmi këtij muzeu interesi I turistëve është më I madh.

Muzeu i Kadaresë ngelet një nga destinacionet më të pëlqyera në qytetin e gurtë të Gjirokastrës për t’u vizituar nga turistët.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›