Shkrirja e dy partive, reagon pozitivisht baza
KORCE-Pas zyrtarizimit te shkrirjes se PDR-se kane reaguar menjehere baza e kesaj partie ne qarkun e Korces. Sipas kreut te kesaj partie ne Korce Andrea Mano,shkrirja e dy partive ne nje, ka nje impakt pozitiv. PD dhe PDR tani nuk i ndan asgje dhe kane shume gjera te perbashketa. Kete e tregon fakti se keto parti qeverisur bashke per tre vjet ne menyre te suksesshme. Sipas Manos, strukturat e bazes kane reaguar pozitivisht dhe e kane mirepritur shkrirjen e dy partive, cfare do te jete nje garanci per fitoren e zgjedhjeve parlamentare te 2009. PDR eshte e vendosur te perdore te gjitha menyrat e bashkepunimit, per te siguruar fitoren e ketyre zgjedhjeve."Megjithese ne te kaluaren ka pasur ndarje qe i dallonte keto parti nga njera - tjetra, ajo qe eshte kryesorja, PDR e ruajti gjithmone spektrin e saj te djathe", u shpreh Mano nje dite pas zyrtarizimit te shkrirjes se dy partive ne nje te vetme. Gjithashtu Mano e cilesoi qeverisjen ne koalicion te se djathtes si mjaft te suksesshme, ndersa bashkepunimin me PD te frytshem, gje qe sipas Manos do te sjelle dhe fitoren e PD-se ne zgjedhjet e pergjithesime te vitit te ardhshem. Nderkohe Mano nuk e ka fshehur ambicien e tij per te marre pjese ne zgjedhjet e kesaj partie per postin e kryetarit. D.Zisi