E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohen magazinat e tregut

Vlore- Nje zjarr i fuqishem ka perfshire dje, magazinat e tregut te shumices ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:30 minuta, kur zjarri eshte konstatuar fillimisht ne nje nga magazinat e ketij tregu, nderkohe qe flaket kane perparuar shume shpejt, duke rrezikuar ambiente te tjera te tij. Me te marre njoftimin, mjetet e zjarrfikeses i jane drejtuar zones. Forca te shumta zjarrfikese, kane shkuar ne vendngjarje per te shuar flaket. Ne ndihme kane ardhur dhe efektive te Drejtorise se Policise, nderkohe qe ne drejtim te Vlores jane nisur edhe makina zjarrfikese nga qyteti i Fierit dhe ai i Lushnjes. Punonjesit jane mobilizuar per lokalizimin e flakeve, por ne flake jane perfshire thuajse te gjithe ambientet e magazines qendrore ne kete treg, si dhe nje nga mjetet tip fugon, qe shesin ne ambientet e jashtme. Te gjithe punonjesit e tregut jane nxjerre jashte. Zjarrfikeset kane bere te mundur shuarjen e zjarrit rreth ores 14:30. Uniformat blu ne bashkepunim edhe me tregtaret, si dhe me perfaqesues te tregut te shumices, po kryejne vleresimin e demeve te shkaktuara nga renia e zjarrit. Nga hetimet e para, eshte konstatuar se jane djegur rreth 15 magazina totalisht, si dhe jane demtuar pjeserisht 20 njesi te tjera tregtare. Demi i shkaktuar eshte shume i madh, por ende nuk eshte bere nje vleresim i sakte i tij. Paraprakisht mendohet qe demet te jene te konsiderueshme, pasi eshte djegur malli dhe pajisjet, qe ndodheshin brenda magazinave. Ende nuk ka nje bilanc te tyre, pasi po perpiqet te shpetohet, cka nuk eshte prekur ende nga flaket. Nga hetimet e para te kryera nga ekspertet e policise dhe te repartit te zjarrfikeses, dyshohet se zjarri eshte shkaktuar nga brenda ambienteve te magazinave. Uniformat blu, sqarojne se zjarri mund te jete shkaktuar aksidentalisht, por nuk perjashtohen edhe fakti se mund te kete qene i qellimshem. Sipas bluve brenda ambienteve te magazinave, ka pasur edhe bombola gazi, te cilat shihen si nje rrezik me vete ne kete situate. Nderkohe, qe policia eshte duke punuar per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Ne pyetje do te merren edhe tregtaret te cilet kane qene edhe deshmitare, ne momentin qe ka rene zjarri. Ne fund do te percaktohen rrethanat e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›