Shperthen zjarr ne Kombinatin e Drurit
Tym dhe flake ne nje nga ambientet e Kombinatit te Drurit ne Elbasan. Zjarri u identifikua rreth ores 10:30 ne nje vend grumbullimi mbeturinash dhe solari, ne ambientet e jashtme te kombinatit. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere zjarrfikeset, te cilat kane bere te mundur lokalizimin dhe fikjen e flakeve. Nese zjarri do te ishte perhapur, mund te vinte ne rrezik disa depozita te vjetra mazuti, lenden drusore e per rrjedhoje edhe jeten e punetoreve. Ende nuk jane percaktuar shkaqet, por besohet tek hedhja pa dashje e ndonje bishti cigareje. Ky eshte zjarri i peste brenda kesaj jave ne Elbasan. F.S.
Zjarri ne qendren spitalore
Elbasan- Nje tjeter zjarr ka shperthyer dje pasdite brenda ambienteve te qendres spitalore. Flaket kane perfshire disa ferra dhe shkurre ne afersi te godines ku ndodhen bombulat e oksigjenit nga ku furnizohen spitalet. Ekipi zjarrfikes ka mberritur me shpejtesi pasi flaket mund te rrezikonin keto bombula dhe shperthimin e tyre. Vatra eshte izoluar brenda pak minutash. Temperaturat e larta gjithashtu kane ndikuar ne krijimin e vatrave te vogla te zjarrit ne vende te ndryshme te prefektures. F.S.