Shkrumbohet banesa në Vlorë/ Zjarrëfikësit ndihmojnë familjarët t’i shpëtojnë flakëve

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në qytetin e Vlorës.
Fatmirësisht, familjarët e bllokuar mes flakëve shpëtuan pa lëndime serioze, pasi dolën në kohë nga shtëpia.
Dy mjete dhe 8 zjarrfikës ndërhynë në kohë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda dhe më pas vijuan me fikjen e flakëve.
Pas disa orëve përpjekje, u arrit që zjarri të fikej, ndërkohë që banesa u dogj krejtësisht me çdo gjë që kishte brenda.
Nga hetimet paraprake, rezulton se shkak i zjarrit u bë një shkëndijë elektrike në një nga pajisjet elektroshtëpiake.