E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkrumbohet makina në Shirokë, katër anëtarët e familjes dalin në kohë pa pësuar lëndime

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën e Shirokës në Shkodër.

Automjeti ka qenë në lëvizje, kur si pasojë e një shkëndije elektrike drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka marrë flakë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur mjetin me benzine.

Një familje me 4 persona ka qenë duke udhëtuar ne makine  mes të cilëve edhe fëmijë.

Pjesëtarët kanë dalë në kohë nga mjeti pa pësuar lëndime./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›