E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet makina në aksin Laç-Mamurras, s’ka të lënduar

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras paraditen e sotme.

Drejtuesi sapo ka parë flakët, ka arritur të dalë nga makina, fatmirësisht pa lëndime.

Ndërsa automjeti tip “BMW” është shkrumbuar totalisht.

Zjarrfikëset e Laçit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në sistemin elektrik./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›