E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkrumbohet mobileria në Vlorë, tymi mbulon zonën

Një magazinë pranë gjimnazit “Halim Xhelo” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Flakët mbuluan menjëherë të gjithë objektin, duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të përhapeshin në zonë.

Mbërritja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri që zjarri të fikej në kohë, pasi situata mund të dilte jashtë kontrollit, duke rrezikuar edhe banesat pranë magazinës.

Sipas policisë, zjarri duket se ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinë.

Përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka patur persona të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›