E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkuli mikrofonin, Noka përjashtohet nga seanca e Kuvendit

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u  përjashtua nga seanca plenare e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës krijuan tensione dhe përplasje.

Pas djegies së karrikeve në hyrjen e Kuvendit, ata u rikthyen në seancë duke krijuar sërish përplasje.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijoi seancën duke ia dhënë fjalën deputetit Petro Koçi. Kur ky i fundit nisi fjalën, Noka i shkuli mikrofonin.

Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca dhe mbylljen e seancës për ditën e sotme, duke paralajmëruar se të gjitha veprimet e deputetëve në kundërshtim me rregulloren do shqyrtohen.

Opozita bllokon seancën e Kuvendit, foto: Florian Abazaj 1 nga 13

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›