Shkumbini gjen fitoren sot derbi Tirana-Dinamo
TIRANE-Shkumbini ka arritur te fitoje 3-1 ndaj Flamurtarit ne nje ndeshje teper te bukur zhvilluar dje ne Peqin. Skuadra vendase ka mbajtur pre-mtimin duke triumfuar perballe tifozerise se vet ne nje ndeshje qe ne leter ishte nje perballje mes dy rivalesh direkte per Kupat e Evropes. Takimi ka dhuruar emocione te shumta por edhe nervozizem ne fushen e lojes kjo edhe per shkak te rendesise qe kishte srfida per te dy ekipet. Fejzo Shenaj ishte ai qe realizoi i pari per skuadren e Shkumbinit me nje goditje te bukur nga jashte zone qe nuk i ka dhene shume shprese portierit Mocka. Gjithsesi vlonjatet nuk u dorezuan dhe pas nje krosi te Julian Ahmatajt arriten te barazonin me ane te sulmuesit te tyre kryesor Daniel Xhafaj. Gjithsesi Grizha u be heroi i peqinasve me dy golat e tij nga dy goditje standarte duke i dhen 3 piket dhe shkeputjen nga zona e ftohte skuadres se Agim Canajt. Ndeshja dhuroi edhe dy kartona te kuq per Daniel Xhafen dhe per Gjylen te cilet u shtyne mes tyre. Arbitri Taullaraj nuk i fali dhe dy lojtaret dolen lane fushen e lojes para kohe.
DERBI
Java e shtate e Superliges do te mbyllet me ndeshjen me te forte te kampionatit ate mes Dinamos dhe Tiranes. Ne Qemal Stafa do te luhet derbi i kryeqytetit qe per shkak edhe te problemeve ne sezonin e shkuar behet me i zjarrte se kurre. Dy skuadrat vijne me forma te ndryshme ne kete takim. Dinamo ka 5 fitore radhazi qe pasuan disfaten ne javen e pare perballe Flamurtarit. Blute jane ringjitur shume shpejt ne krye kjo fale edhe kualiteteve te tyre. Me rikthimin e Gjergji Muzakes Blanko ka nje arme me shume per te triumfuar. Ne krahun tjeter bardheblute kane hasur probleme te shumta ne kete fillim sezoni ndersa nje jave me pare kane nderruar edhe trajner duke marre Nevil Deden ne vend te Sulejman Staroves.
d.b/BalkanWeb