E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhani Ciko merr titullin Akademik i madh Imperialis

TIRANE-Akademia Nderkombetare Imperiali ne Itali i dorezon Profesor Zhani Cikos Yllin e Arte akademik. Mjeshtri Zhani Ciko eshte ftuar te marre pjese si anetar i saj ne sesionin e manifestimeve te akademise. Festimet e filluara qe me date 14 tetor i kushtohen 700-vjetorit te Francaville Fontana ku eshte selia e Akademise Nderkombetare Imperiali. Ne ditet e para do te zhvillohen seanca plenare akademike kushtuar referimeve ne fushen e studimeve mjekesore ne specialitetet e Fisiopatologjise dhe riprodhimit njerezor Pneumatologjise Criobiologjise Gjinekologjise etj. Gjate veprimtarive do te dorezohet Ylli i Arte Akademik per merita disa personaliteteve nga fusha e jurisprudences kerkimit te riprodhimit njerezor studimeve universitare botimeve ku nder ta dhe mjeshtrit Zhani Ciko nga fusha e arteve. Ciko eshte zgjedhur para disa muajsh nga Keshilli i Larte Akademik si anetar dhe mbajtes i titullit Akademik i madh Imperialis. Ai eshte i pari shqiptar qe gezon kete titull.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›