E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini mesohet me humbjet e mund edhe Kastrioti

Kastrioti i Krujes mori dje tri pike te arta ne sfiden me Shkumbinin. Ne takimin e fundit te javes se 12-te peqinasit nuk munden te benin asgje perballe krutaneve qe i munden paster 2-0 duke pesuar keshtu humbjen e trete rresht pas atyre me Tiranen dhe Bylisin. Takimi ne Kruje u luajt ne nje terren te renduar dhe i shoqeruar vazhdimisht nga nje ere e forte. Kastrioti kaloi ne avantazh ne minuten e 42-te pas nje goditjeje me koke te kapitenit Ylli Shameti ne golin e tij te pare sezonal te gjirokastritit. Ne minuten e 75-te erdhi dhe goli i dyte i Kastriotit kur Erald Turdiu ekzekutoi sakte nje 11-metersh. Edhe per mbrojtesin tiranas ky ishte goli i pare ne keto 12 jave. Kastrioti pas kesaj fitoreje ndash e treta sezonale ndash u barazua me pike me Shkumbinin nga 14 duke ndare vendet 8-9. Takimi i fazes se pare midis Shkumbinit dhe Kastriotit kishte perfunduar 2-2 nje ndeshje e luajtur ne Qemal Stafa. Ne javen e 12-te e para e fazes se dyte Bylisi barazoi pa gola me Vllaznine Tirana fitoi 3-1 me Elbasanin dopjete e Pejicit Skenderbeu turperoi 4-0 Besen e Kavajes dopjete e Berkicit Flamurtari shkaterroi 3-1 Dinamon dopjete e Xhafajt dhe Laci mundi 1-0 Teuten. Pas ndeshjeve te javes se 12-te Flamurtari kryeson i vetem me 25 piie i ndjekur nga Skenderbeu 23 dhe Dinamo 22. Tirana e Vllaznia kane nga 18 Laci 17 Teuta 15 Shkumbini e Kastrioti nga 14 Bylisi 11. Mbyllin renditjen Besa me 8 pike dhe Elbasani me 6. Ne javen e 13-te Besa do te prese Dinamon ne fazen e pare fitoi Dinamo 2-1 Teuta luan ne Niko Dovana me Skenderbeun ne fazen e pare fitoi Skenderbeu 0-2 Shkumbini pret Lacin ne fazen e pare Laci fitoi 2-0 Elbasani pret Bylisin ne fazen e pare fitoi Elbasani 2-1 dhe Tirana do te luaje ndaj Flamurtarit ne fazen e pare vlonjatet fituan 2-1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›