E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini shpreson vazhdimin në Kupën e Republikës

Peqin - Shkumbini i Peqinit do të presë sot Besën e Kavajës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Republikës. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani po kalon një moment të mirë në kampionat, duke u renditur në vendin e katërt. Besa ndodhet një vend më poshtë, në të pestin.

Të dyja ekipet dëshirojnë të kualifikohen për në gjysmëfinale, ku përpallë do të gjejne fituesin e çiftit Vllaznia-Dinamo. Shkumbini dhe Besa janë vënë përballë njëri-tjetrit vetëm 3 herë në Kupën e Republikës. Besa është kualifikuar 2 herë, ndërsa Shkumbini 1 herë.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në orën 14:30 në stadiumin e Peqinit, dhe do të gjykohet nga Lorenc Jemini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›