E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmja e “Emirateve” ka vetëm një Van Persi

Londër - Robin van Persi është njeriu i vetëm i mbrëmjes së “Emirateve”, i cili shënoi golin e vetëm për Arsenalin në përballjen me Romën për ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampineve. Mediat angleze thurin elozhe për futbollistin holandez, i cili ishte ekzekutuesi i 11-metërshit të kthyer në gol.

“Një Van Persi që mund të quhet ‘Van-tastic’”, shkruan Daily Sport. Sun e quan futbollistin “Van-Hero”. “Katalogu i rasteve të humbura” është titulli ironik i gazetës Daily Telegraph, e cila e cilëson këtë fitore si “avantazhin e gjumit”. Sipas kësaj gazete, ndeshja e kthimit në Romë do të jetë shumë e vështirë për anglezët, duke thënë më tej, se flokët e Vengerit do të bëhen akoma më gri pas përfundimit të saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›