Shkup 30 dite paraburgim per pronarin e televizionit A1
Shkup 25 dhjetor NOA - Pronarit te televizionit privat A1 Velija Ramkovski iu dha masa e paraburgimit prej 30 ditesh lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij per me shume vepra penale si fshehje tatimi pastrim parash dhe veprime tjera kriminale.
Pervec Ramkovskit gjykatesi hetues u ka caktuar masen e paraburgimit edhe 15 personave te tjere perfshire drejtoreshen e televizionit Aneta Kocishki familjare te Ramkovskit dhe bashkepunetore te tjere.
Kete vendim te Gjykates se Shkupit avokatet e kane cilesuar si skandaloz dhe te pabazuar ne fakte dhe prova.
Para se te hynte ne gjykate Ramkovski me pranga ne dore ka brohoritur Diktatura eshte demokracia e Gruevskit
Drejtuesit e televizionit thone se arrestimet nuk kane lidhje me punen financiare te ketij mediumi apo te firmave te tjera ne pronesi te Ramkovskit por me politiken redaktuese te televizionit qe eshte nder kritiket me te zeshem te qeverise.
a.k/NOA/INA