Artan Grubi Si hetuam Shtepine e Verdhe ne vitin 2004 Basha nuk ka qene

Shkup 25 dhjetor NOA - Artan Grubi lideri i Levizjes Zgjohu zbardh detajet per pjesemarrjen e tij ne misionin hetues te Tribunalit te Hages ne Shtepine e Verdhe ne fshatin Gurre te Burrelit ne shkurt te vitit 2004.
Ne nje deklarate dhene dje Grubi shprehet se ka pasur nje hetim te Hages per kete ceshtje dhe juridikisht kjo duhet te quhet e mbyllur. Nga ana tjeter Grubi rrezon deklaratat e mjekut ligjor te UNMIK-ut Jose Pablo Barybar. Drejtuesi i Levizjes Zgjohu thote se ministri Basha nuk ka qene ne Gurre.
Deshmia e plote e Artan Grubit
Sot jam ketu para jush jo si aktivist i shoqerise civile por po ju drejtohem ne cilesine e ish te punesuarit prane Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne ish Jugosllavi me e njohur per opinionin publik si Tribunali i Hages. Kam punuar prane ketij institucioni te Kombeve te Bashkuara nga tetori i vitit 2000 gjer me 31 dhjetor te vitit 2004.
E ndjeja si obligim moral ligjor dhe kombetar te paraqitem para jush dhe nepermjet jush para opinionit mbareshqiptar dhe boteror ne lidhje me te ashtuquajturin raport te Dick Marty. Jam jashtezakonisht i shqetesuar dhe i brengosur nga trazirat e padrejta neper te cilat po kalon populli im kudo qe jeton si dhe etiketimet e padrejta qe po i behen Ushtrise clirimtare te Kosoves dhe nepermjet saj te gjithe shqiptareve.
Ne javen e pare te muajit shkurt te vitit 2004 i ngarkuar me detyre nga Trribunali i Hages mora rrugen per ne Shqiperi bashke me nje roje nga Finlanda me dy vetura diplomatike. Atje u takuam me shefin tone hetuesin e Tribunalit te Hages i cili kishte arritur me aeroplan. Pasi qe u takuam dhe u vendosem ne hotel vajtem per darke ku u takuam me ekipin e mjekeve ligjor te UNMIK-ut qe udhehiqej nga Jose Pablo Barybar. Me pas morem rrugen per Burrel dhe me vone edhe per fshatin Gurre ku gjetem te ashtuquajturen shtepine e verdhe dhe vijuan hetimet gjate gjithe dites.
Nuk jam para jush te mbroj asnje person ose zyrtar jam para jush per ta thene te verteten e cila edhe eshte thene edhe me heret por shume pak po behet qe ajo te zberthehet. shte absolutisht e pavertete qe Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka qene ne fillim te shkurtit te vitit 2004 ne fshatin Gurre pasi qe une isha i vetmi shqiptar shoqerues i ekipit zyrtar te Tribunalit dhe UNMIK-ut. Aty ishin edhe familjaret e shtepise dhe prokurori shqiptar bashke me shoqeruesit e tij.
Po reagoj sot para jush duke pare qe e gjithe kjo fushate ka filluar me te paverteta dhe duke pare qe mediat Keshilli i Evropes dhe institucionet tjera nuk perfillin faktin qe ky hetim nga ana e Tribunalit te Hages nuk gjeti asnje deshmi dhe rrjedhimisht nga mungesa e provave dhe deshmitareve nuk mund te ndertohet rast sic ka cekur edhe vet kryehetuesi i Tribunalit per kete rast ne Maj te ketij viti per BBC-ne.
Edhe hetimet tjera sic u raportua perfunduan me te njejtin rezultat. Nje shqetesim tjeter qe duhet tju sherbeje si udhezim per cilesine e ketij raporti eshte edhe permendja e trilluar e personave te cilet nuk kane qene ne ate vend dhe me sa di une asnjehere nuk kane punuar per Tribunalin e Hages. Shqetesim edhe me te madh paraqet etiketimi i Ushtrise clirimtare te Kosoves luftes se popullit shqiptar gjithe kombit shqiptar si dhe personave per te cilet asnjehere skam ndegjuar te jane pjese e hetimeve ne kete rast ose te permenden si te involvuar.
Raporti i kontestuar qe po percillet me deklarata trilluese ne teresine e vet nuk po sjell asnje fakt dhe asnje deshmi te re per keto supozime por eshte kryekeput politik dhe po shkakton dem te paparashikueshem per popullin shqiptar Republiken e Kosoves familjet e personave te zhdukur dhe te pagjetur gjate konfliktit si dhe per integritetin e te gjithe personave te involvuar ne zbardhjen e fatit te mijera viktimave te konfliktit dhe hedhjen drite mbi krimet e renda te kryera ne Kosove.
NOA-INA