E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup Pesembedhjete nxenes shqiptare rrihen nga persona te maskuar

Ne nje incident qe ka ndodhur mbreme ne nje autobus ne Shkup jane rrahur pesembedhjete nxenes shqiptare nga persona te maskuar. Gjashte prej nxenesve jane derguar ne spital.

Partite shqiptare jane shqetesuar nga ky incident. Nderkohe ministrja e Puneve te brendeshme Gordana Jankullovska ka thene se nuk ka tolerance per dhunuesit pavaresisht se cilit komunitet i takojne.

Ka reaguar dhe ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Shkup. Ne nje reagim te saj thuhet se mbeshtet perpjekjet e ministres se brendshme Jankullovska per te ndjekur hetimet dhe procedurat ligjore.

Ambasada u ben thirrje partive politike qe te tregohen te qeta te presin faktet e rastit dhe te lejojne procesin ligjor.

Sulmi i mbremshem kunder nxenesve shqiptare ne nje autobus nga persona te panjohur po shton revolten jo vetem te prinderve te nxenesve te rrahur por dhe te faktorit politik shqiptar dhe shoqerise civile.

Pesembedhjete nxenes shqiptare te moshes prej 15 deri 18 vjec mbreme jane rrahur me shkopinj bejzbolli dhe shufra hekuri nga 20 persona te maskuar ne autobusin e linjes 58 qe qarkullon nga qyteti i Shkupit per ne fshatin iflik.

Gjashte nxenes jane derguar ne spital nderkohe qe tre jane ndalur per trajtim perfshire nje vajze ndersa nje prej nxenesve ka marre plage me te renda.
Prinderit e tyre dukshem te shqetesuar kerkojne mbrojtjen e femijeve nga organet perkatese dhe nderhyrjen e autoriteteve per zbardhjen e rastit.

Ky incident i rende qe ndodh ne nje kohe te raporteve te brishta nderetnike ka nxitur dhe reagime politike.

Bashkimi Demokratik per Integrim pjese e koalicionit qeveritar ka caktuar nje takim urgjent per ne oret e vona te pasdites. Deputete te kesaj partie kane vizituar nxenesit e lenduar ne spitalin e qytetit sic kane bere ndaraz edhe deputete te PDSH-se.

Ermira Mehmeti e BDI-se eshte shprehur se ne keto caste me se paku duhet qe spekullimet ta acarojne gjendjen.

Partia Demokratike Shqiptare e opozites ka kerkuar qe Parlamenti i vendit te debatoje ne nje seance urgjente per rastin nderkohe qe kerkesa eshte refuzuar nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski me arsyetimin se mungojne te dhena te nevojshme.

PDSH-ja thote se keto jane incidente te organizuara nga shteti dhe institucionet e tij.

Rilindja Demokratike Kombetarre vlereson se dhuna e shfaqur mbreme sikunder dhe ne rastin e fundit ne Gostivar ku u vrane dy shqiptare te rinj burimin e kane tek politika.

Jane apo nuk jane keto raste te dhunshme te pergatitura sipas skenareve Shume shqiptare mendojne se po ndersa autoritetet thone se keto duhet shikuar si raste te izoluara huliganesh dhe nuk duhet pare nga dimensione nderetnike dhe politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›