E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia zgjedh 6 gjyshe për Eurovizion

MOSKE-Gjashtë gjyshe të moshës 50 deri në 76 vjec do të jenë përfaqësueset e Rusisë festivalin e 57 të Eurovizion.

Finalja e festivalit do të mbahet në 26 maj në Baku në kryeqytetin e Azerbajxhan, vend që vitin e kaluar fitoi vendin e parë.
Gjyshet në festivalin rus mundën 24 këngëtarë duke përfshirë dhe një repër shumë të njohur si dhe fituesin e Eurosong 2008, Dima Bilan. Gjashtja vjen nga Buranovo nga qendra e Rusisë.
Kënga e shkruar nga vetë gjyshet titullohet ‘Parti për të gjithë’ madje ka dhe një pjesë refreni në anglisht.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rusia zgjedh 6 gjyshe për Eurovizion

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›