E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, gjendet i vrarë me armë zjarri një shqiptar 25 vjeç

SHKUP-Një 26 vjeçar shqiptar u gjet sot i vrarë në rrethana akoma të paqarta në dalje të lagjes ‘Butel’ të Shkupit.

Policia theksoi se viktima është Xhemaledin M nga Shkupi, ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri në pjesën e kokës dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Trupi i tij i pajetë u gjet sot nga një banor i fshatit Bërnjancë, i cili menjëherë ka alarmuar organet e rendit. Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka nxjerrë gëzhoja plumbash si dhe gjurmë gjaku.

(d.b/INA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›