Prokuroria e Krimeve te Renda ne hetim 10 dosje te vrasjes ne familje

Pavarësisht rritjes së masave të dënimit për vrasjet në familje, krimet nuk kanë të ndalur vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri kanë ndodhur 7 vrasje brenda familjes. Këtij numri i shtohen edhe një vrasje e ndodhur në muajin qershor ku babai vrau djalin për vjedhjen e 25 mijë lekëve dhe dy rastet e vrasjes së ndodhur gjatë ditëve të para të këtij muaji. Për policin, parandalimi i tyre nuk ka të bëjë vetëm me forcën e ligjit, por edhe me ndërgjegjësimin e shoqërisë për sjelljet në familje.
Këto krime, që kapin shifrën e 10 dosjeve, tashmë po hetohen nga Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë, e cila në shtator pritet të dorëzoj për gjykim të pandehurit e parë të këtyre vrasjeve në familje. Sipas prokurorisë, në hetim janë: Ruzhdi Fisniku për vrasjen e djalit, Genc Çarcani që ekzekutoi me thikë bashkëshorten, Marjan Lleshi që gjymtoi gruan me sopatë në Mamuras. Në hetim është edhe çifti nga Saranda Kristo dhe Elefteri Gjino që vranë me mjete të forta vjehrrin. Gjithashtu nën hetim janë edhe të dyshuarit: Petraq Zefi, Daniel Marku e Besnik GJoshi që tentuan të vrasin me thikë njerëzit e familjes. Ndërsa për të Ilirian Canin, Ali Veternikun dhe Edmir Jazxhiun prokuroria do të mbyllë dosjet, pasi ata kanë vrarë edhe veten pas vrasjes së bashkëshorteve.