Shkup, huliganët maqedonas rrahin një 18-vjeçar shqiptar
SHKUP - Huliganët maqedonas kanë rrahur në Shkup të riun shqiptar Isuf Islami nga lagja Dizhon e kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen kur 18-vjeçari, teksa po ecte me dy shokët e tij në lagjen Lisiçe, është ndaluar nga një grup huliganësh maqedonas, të cilët më pas e kanë rrahur brutalisht.
"Ata janë afruar dhe e kanë pyetur se çfarë nacionaliteti është. Pasi që i ka bërë me dije se është shqiptar menjëherë është sulmuar me sende të forta duke pësuar goditje të rënda dhe tronditje në tru", - bënë të ditur familjarë të djalit.
18-vjeçar është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili e ka dërguar në Qendrën Klinike, ku është konstatuar thyerja e nofullës së poshtme, kockës ballore, dëmtimi i unazave të qafes dhe shtyllës kurrizore.
Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk është deklaruar lidhur me incidentin.
(er.nu/ina/BalkanWeb)