Shkup ne pranga 29 trafikante droge

Policia e Shkupit ka arrestuar sot 29 trafikantë droge, në kuadër të një operacioni kundër një grupi kriminal me baza në Gjermani dhe Austri.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave policia ka bastisur edhe banesat e personave në fjalë.
Sipas burimeve, operacioni masiv u krye pas informacioneve të marra nga autoritetet policore gjermane dhe ato austriake.
Burimet deklarojnë se të arrestuarit dyshohen për lidhje me një organizatë kriminale të njohur si Mafia e Frankfurtit dhe shtojnë se kontrollet po vazhdojnë në tre shtete.