E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: S’do të ketë ligje për krimet e komunizmit

Por, komisioni i cili harton ligjet e Bashkimit Evropian, u zotua të mbajë të gjallë kujtesën e krimeve të tilla në të gjithë Evropën.

Bashkimi Evropian është i detyruar të luftojë krimet kundër grupeve nacionale, fetare ose etnike. Por, Komisioni Evropian thekson se krimet me bazë politike janë probleme të nivelit kombëtar.

Javën e kaluar, Ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Audronius Azubalis,  me mbështetjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë dhe Rumanisë, i dërgoi një letër Komisionit ku i kërkoi ndëshkimin e mohimit ose nënçmimit të krimeve të komunizmit.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-22 19:03
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›