Mamaja më e vogël në botë, shtatzënë për herë të tretë
KENTAKI- Mamaja më e vogël në botë është gati të lindë fëmijën e tretë, pavarësisht se mjekët e kanë paralajmëruar se është e rrezikshme për jetën e saj.
Stesji Herald, 35 vjecares e cila është e gjatë vetëm 71. 12 cm, i ishte këshilluar të mos lindte fëmijë, megjithatë ajo refuzoi këshillën e mjekëve dhe i sfidoi me dy shtatzanitë e para.
Gruaja mamaja e dy vajzave të bukura, vuan nga një sëmundje që quhet Osteogenesis Imperfecta, e cila shkakton dobësim të kockave dhe mushkëri pazhvilluara dhe nuk e lë të rritet. Familja jeton në Kentaki të SHBA-së
Stejsi, e cila jeton në një karrocë me rrota, dhe bashkëshorti i saj Will, i cili është i gjatë 1 metër e 75 centimetra, mezi presin lindjen e fëmijës së tyre pas 4 javësh.
Aktualisht aq e vogël sa është ajo barku e merr përposhtë, prandaj bashkëshorti i saj duhet të bëjë pothuajse të gjitha detyrimet e shtëpisë.Zonja Herald pranon se shtatzënia nuk është e rehatshme dhe se e ka detyruar atë të qëndrojë shtrirë në shtrat për javë të tëra.
Cifit ishte takuar në vitin 2000, ndërsa punonte në një supermarket në qytetin e tyre. Mjeket e famlijratë e kishin paralajmëruar që të mos lindte pasi fëmija do të rritej aq i madh brenda trupit të saj të vogël se përfundimisht do të asgjësoheshin organet e saj.
Por zonja Herald thotë:"U mërizita kur më thanë se nuk mund të kisha fëmijë. Gjithë jetën time prindërit e mi më kishin thënë se unë mund të bëja gjithçka”.- tregon 35 vjecarja për Daily Mail.
Në 2006, pas 28 javësh me një ndërhyrje cezariane kishte ardhur në jetë vajza e tyre e parë Kateri, e cila peshonte vetëm 935 gram. Doktorët zbuluan se fëmija kishte trashëguar genet e së ëmës dhe si Stejsi ajo nuk do të rritej normalisht. Më pas erdhi në jetë vajza e dytë, Mekej, e cila peshonte 2 kg dhe ishte e gjatë 45 centimetra.
Tani të dyja vajzat janë më të gjata se mamaja e tyre, e cila është në javën e 30 të shtatzanisë dhe pas 4 javësh pritet që të lindë djalin e saj të parë.
Ne nuk kishim plan për më shumë se dy fëmijë, por mendojmë se është dhuratë më e madhe në botë”- thotë bashkëshorti i Stejsit për tabloidin britanik.
(s.g/BalkanWeb)
.