E Diel, 1 Nëntor 2026

ECA- KQZ, marrëveshje për rezultatet e zgjedhjeve

Agjencia e Administrimit të Zgjedhjeve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për publikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit. ECA dhe KQZ do japin live procesin e numërimit të votave. Rezultatet për çdo vend numërimi të votave do jepen në kohë reale dhe do të publikohen edhe në faqen e internetit www.eca.al. Informacioni do japë rezultatet dhe numrin e deputetëve për secilën parti politike. "Ky projekt nuk do zëvendësojë të drejtat e institucioneve relevante zyrtare për shpalljen e rezultateve, dhe as t'i mbivendoset KQZ-së për publikimin e zgjedhjeve, por të sjellë transparencë tek qytetarët", tha Ilirjan Celibashi, drejtor i Agjencisë së Administrimit të Zgjedhjeve. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Arben Ritsani u shpreh se prioritet për KQZ-në është ta bëjë atë të besueshme për votuesin. "Dhe besueshmëria arrihet vetëm falë transparencës", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›