E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup protestakunder ligjit perregjistrimin e popullsise

SHKUP- Ne Shkup eshte protestuar kunder miratimit te ligjit per regjistrimin e popullsise. Protesta e mbajtur me moton Nuk regjistrohesh nuk ekziston zgjati rreth nje ore ndersa mbeshtetesit e protestes kerkuan qe te mos miratohet nje ligj i cili demton procesin e regjistrimit te shqiptareve ne Maqedoni.

Imer Selmani kryetar i partise Demokracia e Re e cila organizoi protesten kerkoi nga Bashkimi Demokratik per Integrim qe te mos e mbeshtese projekt-ligjin e hartuar nga qeveria pasi ai nuk do te perfshije qytetaret qe ndodhen ne pune te perkohshme jashte vendit.

Demokracia e Re kerkon qe regjistrimi te mbahet ne muajin korrik kur ne vendlindje kthehen dhe mergimtaret. Por BDI-ja premtoi regjistrim korrekt te popullsise. Kjo parti ftoi qytetaret shqiptare qe pozitivisht dhe ne menyre afirmative ti pergjigjen thirrjes per regjistrim te popullsise.

Ky regjistrim pritet te realizohet nga data 1 deri me 15 prill te vitit 2011.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›