Shkup, sulmi ndaj policise, 40 te ndaluar

Policia maqedonase ka kryer 19 kontrolle dhe ka ndaluar 40 persona lidhur me sulmin e armatosur te pak diteve me pare, nga i cili nje polic shqiptar humbi jeten dhe dy te tjere u plagosen.
Lajmin e ka bere te ditur sot Ministria e Brendshme ne Shkup, e cila permes nje komunikate per shtyp ka sqaruar se nga personat e ndaluar 4 jane lene te lire ndersa pjesa tjeter po merren ne pyetje nga agjentet e anti-krimit.
I njejti burim shton gjithashtu se aktualisht policia shkencore po kryen ekspertizen e 70 gezhojave te plumbave te automatikut me te cilin u qellua ndaj policeve, si dhe mbi nje automjet te gjetur qe dyshohet te jete i autoreve te sulmit.
Ne komunikate thuhet me tej se gjate bastisjeve, policia ka sekuestruar edhe nje sasi te konsiderueshme armesh e plumbash.