Shkupi Hyrja ne NATO me emrin FYROM
Keto propozime jane mbeshtetur nga keshilli shteteror negociator i perbere nga presidenti kryeministri dhe shefi i diplomacise.
Ato vijne ne nje periudhe kur jane shtuar debatet per zgjidhjen e problemit te emrit para Samitit te NATO-s qe do te mbahet muajin e ardhshem ne Lisbone.
Ndoshta Maqedonia nuk do te marre porosi pozitive nga samiti i radhes i NATO-s ne nentor por ne kemi nje propozim. Edhe ne nese do te benim nje leshim te madh nacional me qellim te fillimit te negociatave me BE-ne duhet te jemi te sigurt se Greqia nuk do te na bllokoje. Ne kete rast mund ta tejkalojme mosbesimin ka deklaruar shefi i diplomacise Antonio Milloshoski.
Edhe kryeministri Gruevski ne takimin e Keshillit te Evropes ofroi propozimin qe Maqedonia te marre ftesen e anetaresimit ne NATO dhe ftesen per hapjen e negociatave me BE-ne dhe pastaj paralelisht te zhvilloje negociatat per zgjidhjen e kontestit.