E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Kuzhe del nga spitali

Pas 8 ditesh kontroll dhe survejim intensiv pasi u godit nga hemoragjia cerebrale trajneri i perfaqesueses kuqezi Josip Kuzhe ka lene spitalin.

Gjendja e tij tashme duket shume e permiresuar dhe kontrollet e fundit te bera nga mjeket kane rezultuar pozitive aq sa ti bejne te mundur atij rikthimin ne shtepine prane qendres ne Tirane.

Tashme Kuzhe do te mbahet nen kontrollin e mjekeve per rreth nje jave dhe pasi te kete arritur nje rikuperim edhe me te plote do te jete FSHF dhe ai vete do te vendosin se cfare do te ndodh me te ardhmen e tij si trajner i perfaqesueses kuqezi. Profesionin Josip Kuzhe duket ta ket ushtruar edhe ne ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovines ku edhe pse nuk ishte fizikisht ne stadium e ka ndjekur ate nga siptali dhe ka dhene udhezime gjate gjithe kohes per zevendesin e tij Mustedanagic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›