Shkupi bllokon miellin serb, Beogradi ankohet

Sekretariati i CEFTA-s do të mblidhet më 22 korrik në një mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të Beogradit, për të shqyrtuar masën e kufizimit të Qeverisë së Shkupit për importin e grurit dhe miellit nga Serbia.
Mbledhja do të zhvillohet në Beograd, pas letrës që i ka nisur kësaj organizate ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, ku thuhet se Qeveria e Shkupit ka shkelur, me masën e ndërmarrë, marrëveshjen për tregti të lirë të CEFTA-s, njofton Zhurnal.
Autoritetet serbe kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave reciproke, po qe se Shkupi zyrtar nuk heq dorë nga kufizimi i vënë ndaj importuesve serbë të grurit dhe miellit.
Një masë e ngjashme restriktive ishte ndërmarrë vitin e kaluar edhe ndaj Kosovës, por pas paralajmërimeve nga Prishtina zyrtare se do të zbatonte reciprocitet, Qeveria e Shkupit pezulloi vendimin e saj./Indeksonline/