E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria shpërndan pasaporta

Në Shqipëri po pulsojnë reflekset panshqiptare. Kështu, në të ardhmen do të mund ta marrin pasportën e Tiranës edhe shqiptarët etnikë që jetojnë jashtë vendit. Të përjashtuar nga kjo e drejtë mbeten megjithatë shqiptarët e Kosovës.

Nënshtetësia e dytë

 Përderisa në Shqipëri të inaugurohet një qeveri e re, detyrat zyrtare do t’i kryejë kryeministri shumëvjeçar Sali Berisha, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit pësoi papritur humbje. Edhe në këtë kontekst ai po tregohet i devotshëm që të përmbushë disa prej premtimeve të tij zgjedhore. Për këtë qeveria në mbledhjen e saj të fundit vendosi për dhënien e nënshtetësisë shqiptare edhe shqiptarëve etnikë që jetojnë jashtë vendit. Ky vendim – disa herë i paraparë nga Berisha – ka në vete një kufizim të madh: vlen vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda zonës Shengen.

Fantazmat shqiptaromëdha

Kështu duarthatë mbesin pikërisht shqiptarët që kanë shpresuar më së shumti për një pasaportë nga Tirana – shqiptarët e Kosovës. Për ta pasaporta shqiptare do të ishte posaçërisht atraktive, sepse Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor shtetasit e së cilës duhet të kenë vizë për të lëvizur në hapësirën Shengen. Me një pasaportë të dytë nga Shqipëria shqiptarët e Kosovës, të cilët në shtetin më të ri të Ervropës përbëjnë 90% të popullsisë, do të mund të lëviznin pa komplikime në BE. Dëshpërimi është edhe më i thellë kur dihet se Berisha në nëntor 2012, me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pati premtuar pasaporta edhe për shqiptarët e Kosovës.

Berisha është zbrapsur tashmë duket edhe nën trysninë e Uashingtonit dhe të Brukselit, ku shpërthimet nacionaliste nga Tirana patën shkatuar irritime. Kështu, me rastin e fesimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, Berisha pati folur për bashkimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve etnikë dhe u pat betuar për një Shqipëri që do të shtrihej nga Preveza në Greqi deri te Presheva në Serbi dhe nga Shkupi në Maqedoni e deri te Podgroica në Mal të Zi. Edhe njëherë u soll vërdallë fantazma e Shqipërisë së madhe. Dhe kështu edhe më shumë u drua se në regjion do të vijë deri tek konfliktet e sërishme në vendosjen e kufijve etnikë.

Kutet e dyfishta

Zatën të përjashtuar nga e drejta e nënshtetësisë shqiptare mbesin, përveç kosovarëve, edhe arvanitasit e Greqisë me prejardhje shqiptare, grupi etnik shqiptar i arbërshëve të Italisë dhe shtetasit e atyre shteteve ndaj të cilave nuk ekziston liria e qarkullimit pa viza. Përmes formulës së tij të kompromisit, Berisha, megjithatë, mundohet ta shpëtojë fytyrën. Veç kësaj, dialogu i lansuar mes Kosovës dhe BE-së për heqjen e detyrimit të vizave nuk do të minohet kështu nga Tirana.

Trysnia ndaj Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve ligjore për lirinë e lëvizjes është padyshim nxitëse. Megjithatë shumë shqiptarë të Kosovës ndihen padrejtësisht të trajtuar. Ata thirren në shtetet si Serbia dhe Kroacia, të cilat qe disa vite ua kanë njohur të drejtën e nënshtetësisë serbëve dhe kroatëve, banorë të shteteve fqinje (si p.sh në Bosnjë), pa shkaktuar kjo edhe protesta ndërkombëtare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›