E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi kerkon ndihmen e Athines per zhbllokimin e bisedimeve me BE

Ministri i Jashtem i Maqedonise Antonio Milloshoski i ka derguar nje leter homologut grek Dimitris Drucas permes se ciles kerkon mbeshtetje nga Greqia per zhbllokimin e bisedimeve per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

Letra eshte derguar ne prag te takimeve te keshillit te ministrave te BE-se dhe Keshillit te Evropes qe mbahen ne dhjetor.

Vendi im dy vjet me radhe kualifikohet per fillimin e bisedimeve shkruan Milloshoski duke shtuar se ky status eshte i paqendrueshem per nje vend kandidat per anetaresim ne BE dhe se me kete vihet ne pikepyetje kredibiliteti i Bashkimit Evropian.

Ministri maqedonas konsideron se mbeshtetja e Greqise do te krijonte klime pozitive te mirebesimit ndermjet Athines dhe Shkupit per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›