E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA- Japoni manover ushtarake

Pas perfundimit te stervitjes ushtarake te perbashket me Korene e jugut Shtetet e bashkuara fillojne ushtrimet ushtarake me nje tjeter aleat Japonine ndersa klima ne rajon mbetet tejet e tensionuar. Keto jane manovrat ushtarake me te medha zhvilluar ndonjehere ndermjet Japonise e SHBA-ve. Ne kete menyre Tokio nenvizon solidaritetin me Seulin ne konfliktin aktual me Korene e Veriut.

Ne stervitjet teteditore ne ujerat japonezojugore ne kufi me Korene e Jugut sipas te dhenave te ushtrise marrin pjese 44 mije ushtare 60 anije luftarake dhe 500 avione nga te dyja palet.

Per here te pare stervitjet e SHBA-se dhe Japonise ndiqen nga afer nga vezhguesit ushtarake koreanojugore.. Ministria e jashtme e Kines e ka kritikuar manovran qe zhvillohet ne ujerat ne lindje dhe ne jug te ishullit Okinava duke sugjeruar se ai nuk do te ndihmoj ne stabilizimin e rajonit. Para nje jave ushtria koreanoveriore kishte sulmuar me granata nje ishull te Korese se Jugut.

Nga sulmi me 23 nentor u vrane dy ushtare te Korese Jugore dhe dy civile ne ishullin Yeonpyeong.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›