Shkupi, masa për krizën e energjisë/ Synohet reduktimi i konsumit me 15 %

Maqedonia e Veriut ndodhet në krizë energjitike. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se nga 1 shtatori në të gjithë territorin do të ketë krize qe mund te preke edhe furnizimin.
Bekteshi ka rekomanduar një sëre masash me qëllim uljen e konsumit të energjisë nga institucionet shtetërore dhe publike, por edhe nga kompanitë.
Plani i qeverisë është që konsumi të reduktohet me 15 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.