E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurte nga rrethet

01/05/2009  Reagon pas deklaratave të Erion Braçes drejtori Eduart Ndreu

Tenderat në port u realizuan me transparencë

“Procedurat të informatizuara dhe sistemi elektronik ruan gjithçka”

DURRES- Drejtori i Autoritetit Portual në Durrës sh. a. Eduart Ndreu ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë dje nga Erion Braçe lidhur me mënyrat e tenderimit të projekteve nga porti. Braçe ka akuzuar portin se prokurimet janë realizuar në mënyrë abuzive, ndërkohë që drejtori i portit ka ftuar deputetin Braçe të vizitojë portin si dhe të shohë mënyrën e organizimit të tenderave. “Erion Braçe është nisur nga parimi: Shpif, shpif se diçka mbetet”,-ka thënë Ndreu. “Drejtori i APD duke sjellë edhe shifra e pasqyra lidhur me mënyrën se si janë menaxhuar tenderat dhe fondet në port”, ka pohuar se Braçe “ka kaluar kufijtë kombëtar të njollosjes”. Ai ka kujtuar se të gjitha tenderat e realizuar janë monitoruar nga konsulentë të huaj, të cilët kanë ndjekur dhe aprovuar edhe tenderin e privatizimit të mjeteve të shërbimit portual, tender për të cilin kanë ardhur edhe akuzat nga Erion Braçe. Drejtori i portit ka pohuar se gjithçka lidhur me tenderët është transparente dhe çdokush mund të kërkojë sqarime për fondet dhe realizimin e tyre. “Braçe ka të gjitha mundësitë të shohë jo vetëm pjesët e dukshme të ndryshimit të portit dhe të investimeve që janë bërë, por edhe të vërejë mënyrën se si menaxhohen fondet”,-ka vijuar Ndreu. Drejtori i APD ka pohuar se tashmë gjithçka në portin e Durrësit është e informatizuar dhe sistemi elektronik ruan gjurmët e finalizimit të fondeve, procedurat e ndjekura, zbatueshmërinë ligjore, datat, afatet, kontratat dhe të gjithë elementët e tjerë. Plot 49 tendera janë realizuar në harkun kohor të një viti, për të cilat porti i Durrësit në kuadër të zbatimit të projekteve për modernizimin e shërbimit sipas masterplanit të miratuar edhe nga ndërkombëtarët. Drejtori i portit Eduart Ndreu ka pohuar se nga 49 tenderë ta realizuar gjatë vitit 2008, në 43 prej tyre janë shpallur fitues kompani që kanë afruar çmimin më të ulët. “Diferenca mes fondit te planifikuar dhe fondit të realizuar, pra fondit me të cilën kompanitë kanë fituar të drejtën e zbatimit të projektit, është 22 për qind më i ulët”,-është shprehur Ndreu. “Porti është ndryshuar tërësisht në këto 3-4 vjet si në drejtim të infrastrukturës edhe të superstrukturës”,-ka thënë Ndreu. Drejtori i portit ka afruar edhe statistikat e tenderimeve të realizuar duke vendosur në një kolonë fondin e planifikuar dhe në anën tjetër fondin me të cilat kompanitë e kanë fituar të drejtën e zbatimit. Xh. Gradica

Transparenca dhe investimet

Për 40 tendera porti i Durrësit ka planifikuar 1.205.508.718 lekë, ndërsa vlera e kontraktuar është 997.411.021 lekë. Në të njëjtën statistikë porti ka vendosur listën e firmave fituese, pozicionin në klasifikim, numrin e ofertuesve, emërtimin e procedurës, fondin limit dhe së fundi vlerën e kontraktuar. Më pas drejtori APD, Eduart Ndreu, ka theksuar se gjatë vitit 2005 në port janë investuar vetëm 22 milionë lekë, ndërsa vetëm në vitin 2008 është investuar plot 9 milionë euro.

Drejtori i APD ka pohuar se tashmë gjithçka në portin e Durrësit është e informatizuar dhe sistemi elektronik ruan gjurmët e finalizimit të fondeve, procedurat e ndjekura, zbatueshmërinë ligjore, datat, afatet, kontratat dhe të gjithë elementët e tjerë. Plot 49 tendera janë realizuar në harkun kohor të një viti, për të cilat porti i Durrësit në kuadër të zbatimit të projekteve për modernizimin e shërbimit sipas masterplanit të miratuar edhe nga ndërkombëtarët. Drejtori i portit, Eduart Ndreu, ka pohuar se nga 49 tendera të realizuar gjatë vitit 2008, në 43 prej tyre janë shpallur fitues kompani që kanë ofruar çmimin më të ulët. “Diferenca mes fondit të planifikuar dhe fondit të realizuar është 22 për qind më i ulët.

Prangoset 43- vjeçari

Djeg makinën e firmës se e pushuan

DURRES- Ka vendosur të vjedhë dhe më pas të djegë makinën e firmës në shenjë hakmarrjeje për largimin nga puna. Një ditë më parë në vendin e quajtur “Kisha e Laçit”, pika e pelegrinazhit të besimtarëve të krishterë, është gjetur e braktisur autovetura tip Fiat me targa TR 6931 J. Shtetasi Sinan M. ka bërë kallëzim në policinë e Durrësit ku edhe ka lëshuar dyshimet e tij. Vjedhja e autoveturës është bërë dy ditë më parë, kurse identifikimi i Fiat-it të vjedhur është mundësuar dje në orët e pasdites. Kanë qenë shërbimet e policisë së Lezhës që kanë vënë në dijeni se mjeti Fiat i firmës është vjedhur në qytetin bregdetar dhe autori i dyshuar ka qenë ish shoferi i firmës. Policia dje ka arrestuar shtetasin Altin XH., 43 vjeç, i lindur në Krujë e banues në Bilas. Xhepi, sipas policisë, ka qenë i punësuar tek firma makina e së cilës është gjetur e djegur në kishën e Laçit. Gjithnjë sipas të dhënave policore mësohet se ky person është pushuar nga puna një muaj më parë pasi dyshohej se vidhte sendet e firmës gjatë transportit. Autovetura është gjetur e djegur plotësisht dhe nga hetimet paraprake mendohet se zjarri i është vënë në mënyrë të qëllimtë.

Xh. Gradica

Ndëshkohen dhe 6 oficerë policie

Përjashtohet për

mosveprim inspektori

GJIROKASTËR- Një inspektor policie është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, ndërkohë gjashtë të tjerë kanë marrë masa disiplinore për mosveprim. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastrës, ka deklaruar të se “inspektori Blerim Mëhilli, me detyrë shofer i drejtorit të policisë së qarkut Gjirokastrës, në përfundim të analizës dhe verifikimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në fillim të këtij muaj, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, në aksin rrugorë kombëtar Gjirokastër-Tepelenë, është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit”. Po i njëjti zyrtar ka shtuar se, gjatë ditës së djeshme edhe gjashtë punonjës policie, që të gjithë me detyrës oficer të patrullës janë ndëshkuar me masat e ndryshme disiplinore, për mosveprim në dobi të komunitetit. Sipas tij, katër punonjës të Policisë Rrugore kanë marrë masën disiplinore “Shtyrje afati gradimi për 12 muaj”, një masën disiplinore “heqje e pagës për pesë ditë”, dhe një tjetër “pezullim pa pagesë 30 ditë”. E. Molla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›