Pensionet, veç rritjes shtohen dhe kompensimet
01/05/2009 Ish ushtarakët dhe minatorët do të përfitojnë rritje dhe në pensionin suplementar
Pak ditë më parë qeveria ka miratuar rritjen e pensioneve si dhe të kompensimit të çmimit të energjisë, gazit të lëngshëm dhe çmimit të bukës. Ndërkohë një skemë e posaçme rritjeje është marrë për pensionin suplementar të ushtarakëve, policëve ish-anëtarëve të SHISH etj., kjo në masën 4 për qind. Ndërsa minatorët do të kenë një shtesë në pensionin suplementar prej 10 për qind.
Kompensimi
Pensionistët që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar të caktuar sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, edhe pas rritjes së pensionit të caktuar në piken 1, 2 dhe 3 të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e të ardhurave sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve” dhe nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”.
Pensionistët që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar të caktuar sipas ligjeve nr. 4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë" dhe sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, edhe pas rritjes së pensionit në masën e caktuar në pikën 4 të këtij vendimi do të vazhdojnë të marrin kompensimin e të ardhurave në masën e përfituar nga zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr17, datë 20.01.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”.
Pas rritjes së pensionit sipas përcaktimeve në pikën 1, germa “a” të këtij vendimi, kompensohen me:
190 lekë në muaj pensionistët që përfitojnë pension të plotë pleqërie minimal, të caktuar sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.09.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, kur të ardhurat mujore nga pensioni dhe nga kompensimet sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionisteve”, nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 138, datë 31.3.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse” e nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm” janë deri në 12 036 lekë.
Deri në 190 lekë në muaj, por në përpjesëtim të pensionit individual me pensionin e plotë minimal, pensionistët që përfitojnë pension të pjesshme pleqërie të caktuar sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.09.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, kur marrin pension të pjesshëm është deri në 10 275 lekë në muaj. Këta pensionistë do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimin e llogaritur sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse” e nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
Deri në 190 lekë në muaj për pensionistët që marrin pension pleqërisë qyteti më të lartë se pensioni minimal, kur masën e pensionit plus kompensimet sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; 138, date 31.03.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse” e nr. 471, datë 15.07.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, e kanë nga 12037 deri në 12 226 lekë.
Kompensimin deri në 190 lekë në muaj e përfitojnë edhe pensionistët që do të marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të këtij ligji, me datë fillimi 1.05.2009 e në vazhdim, kur shuma e të ardhurave mujore është deri në 12226 lekë .
Pas rritjes së pensioneve sipas pikës 1 e 4 dhe zbatimit të kompensimeve sipas pikës 8, 9 dhe 10 të këtij vendimi të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12226 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më pak se 7130 lekë në muaj.
Ushtarakët dhe minatorët
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar; të ligjit nr. 8661, datë 18.09.2000, "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit"; të ligjit nr. 9128, datë 29.07.2003, "Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension"; të ligjit nr. 8455, datë 4.02.1999, "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit", i ndryshuar; të ligjit nr. 9361, datë 24.03.2005, "Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare në pension"; të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", i ndryshuar dhe të ligjit nr. 9179, datë 29.01.2004, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", me propozimin e ministrit të Financave Këshilli i Ministrave,
V E N D OS I:
Rritjen në masën 4 % të:
Pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve që për shkak të detyrës bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare, pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar, dhe pensioneve familjare të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 8455, datë 4.02.1999, "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit", i ndryshuar, me datë fillimi deri më 30.06.2008, përfshirë dhe kjo datë.
Pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të punonjësve të Policisë së Shtetit që për shkak të detyrës bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare dhe pensioneve suplementare familjare të punonjësve të Policisë së Shtetit që humbasin jetën për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 8661, datë 18.09.2000, "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
Trajtime të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension.
Trajtime të veçantë financiar për efektivat oficerë dhe nënoficerë, lundrues, të nëndetëseve dhe palombarët e Forcave Detare në pension.
Trajtime të veçantë financiare për punonjësit e disa ndërmarrjeve ushtarake.
Rritjen në masën 10 % të trajtimit të veçantë financiar për punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë.
Rritjen në masën 4 për qind do ta marrin edhe të gjitha përfitimet e përcaktuara në pikën 1 kur caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por me datë fillimi deri më 30.04.2009, përfshirë edhe këtë datë.