Shmanget përplasja e dy aeroplanëve

Më 7 maj, dy aeroplanë me udhëtarë që po fluturonin mbi Maqedoninë, për pak sa nuk janë përplasur njëri me tjetrin .
Avionët e kompanisë “EasyJet” dhe “Shamrok Airlines” kanë shmangur një përplasje në hapësirën ajrore ndërmjet Prilepit dhe Kërçovës vetëm në saje të sinjalit të aeroplanëve, që kanë paralajmëruar rrezikun nga afrimi i aeroplanit tjetër.
Ata kanë qenë në largësi prej vetëm 800 metra nga njëri-tjetri, që është distancë kritike për këtë situatë.
Gazeta Zhurnal transmeton se sipas informacioneve të televizionit “Alfa”, pilotët kanë pohuar se sipas instruksioneve të marra, ata duhej të mos e ndryshojnë rutën e udhëtimit, kurse me kërkesë të dy kompanive, “Eurokontroll” ka filluar hetimin për këtë rast./Indeksonline/