E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetura 3Z aksidentohet në mes të Tiranës

Një veturë e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aksidentuar sot në orët e hershme të mëngjesit në mes të Tiranës.

Siç ka raportuar korrespondenti i Indeksonline nga Tirana, vetura e tipit “Reno Clio”, me targa 3Z-101-19, ka pësuar dëme materiale, por jo edhe lëndime në njerëz.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e “Librit”, rreth orës 04:00 nga disa persona të rinj dhe një pak më i moshuar.

Përveç veturës së aksidentuar, afër vendit të ngjarjes ishte ndaluar edhe një veturë tjetër e qeverisë e cila vërehet edhe në foto.

Mësohet se deri te përplasja e makinave ka ardhur pasi që të rinjtë kishin përfunduar ndejën në njërën nga klubet e natës në Tiranë.

Policia e Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet përkitazi me rastin./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›