E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget sulmi me bombë në universitet

Një 21-vjeçar u arrestua dje nga policia spanjolle në Palma de Majorka, si i dyshuar për organizimin e një sulmi me bombë në Universitetin e këtij ishulli, me mbi 16 mijë studentë. Policia zbuloi se ai kishte marrë mbi 140 kg përbërës për krijimin e eksplozivëve. Dyshimet u thelluan pas zbulimit të një ditari personal të 21-vjeçarit, ku në disa shkrime shfaqej urrejtja ndaj shoqërisë dhe dëshira e tij për të vdekur në një sulm. Emri i të dyshuarit nuk u bë publik. Ende nuk ka detaje nëse ai është i lidhur me ndonjë organizatë terroriste, por sipas Policisë, besohet se ai do të vepronte vetëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›