E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vetëvaret ish-zv.ministri i PASOK

Leonidas Tzanis

Ish zv.ministri i Brendshëm grek nga radhët e socialistëve të PASOK, Leonidas Tzanis, u gjet mbrëmë i varur në bodrumin e shtëpisë së tij. Sipas hetimeve të para, ngjarja e rëndë ka qenë vetëvrasje. Ish-zv.ministri dhe ish-deputeti i PASOK, Tzanis, 57 vjeç, ishte në listën e 36 zyrtarëve ndaj të cilëve kishin nisur hetime për korrupsion në Greqi. Nuk ka ende deklarata zyrtare nga Policia për të konfirmuar nëse motivi i vetëvrasjes ishte pikërisht ky hetim, dhe nuk janë dhënë ende detaje për mediat nëse është gjendur ndonjë letër e lënë nga i ndjeri, që mund të thellojë më tej pistën e vetëvarjes. Së fundmi, autoritetet greke, nën një presion të madh ndërkombëtar për të luftuar rrjedhjet e të ardhurave shtetërore dhe korrupsionin e lartë që e kanë degraduar ekonominë e vendit në një krizë që rrezikon falimentimin e Greqisë, kanë nisur hetimet ndaj disa figurave të larta politike për korrupsion dhe marrje ryshfetesh. Njëzet prej figurave të hetuara janë ish-ministra dhe ish-deputetë, nëntë të tjerë janë të rizgjedhur në Parlamentin e ri, përveç Presidentit dhe zv.presidentit në Dhomën Përfaqësuese. Autoritetet kanë hetuar

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›