E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shmangni protestën e opozitës”/ Ambasada e SHBA apel qytetarëve amerikanë

Teksa opozita ka njoftuar protestë paqësore, por pa përjashtuar skenarët e mosbindjes civile, ambasada e SHBA-së në Tiranë u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimin.

Në apelin e saj, ambasada paralajmëron qytetarët se protesta mund të përshkallëzojë, ndaj i fton të qëndrojnë larg.

“Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth, duke shkaktuar devijim të trafikut dhe bllokime rrugësh. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe mediat për informacionin më të fundit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›