Shnajder Isha gati qe te vdisja per Murinjon
TIRANE-Uesli Shnajder eshte nje nga tre favoritet kryesore per fitimin e Topit te Arte bashke me dy spanjollet Ksavi dhe Iniesta. Nje deshire qe organizatori holandez i Interit nuk e fsheh aspak duke qene se ishte protagonist i tripletes zikalter. Ne nje interviste dhene dje per France Football ai ka kujtuar sezonin e shkuar me Murinjon qe e transformoi Interin ne nje ekip te frikshem. Murinjo dinte te menaxhonte cdo situate - e ka nisur rrefimin Shnajder. - Njehere me tha ne stervitje se dukesha i lodhur dhe me dha tre dite pushim per tu takuar me gruan dhe vajzen time. Te gjithe trajneret flasin vetem per stervitje ndersa ai me dergonte ne plazh. Shkova tre dite ne Ibiza dhe kur u ktheva isha gati te vrisja dhe te vdisja per te shtoi holandezi. Sipas Shnajder Murinjo eshte special sepse per te gjeja me e rendesishme nuk eshte stervitja por rikuperimi. Kur luanim vetem te dielen sterviteshim si te cmendur gjate javes. Por kujdes Nese Murinjon e trajton keq ai te trajton me keq. Nuk duhet te besh kurre budallane me te shton Shnajder. Ne fund Topi i Arte Jam mes favoriteve. E di se Iniesta Murinjo dhe Shvajnstajger flasin se e meritoj dhe i falenderoj per keto vleresime shtoi holandezi.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb