Shnajder Jam anemik por...
Mesfushori i Interit Uezli Shnajder vuan nga anemia dhe ndihet teper i lodhur.
Tulipani e ka bere te ditur kete gje per gazeten holandeze De Telegraaf. Shnajder sqaron se diagnoza eshte dhene nga mjeket holandeze. Kandidati per Topin e Arte te shtunen e kaluar humbi ndjenjat ne dhomat e zhveshjes gjate pushimit te ndeshjes Inter-Breshia. Futbollisti zikalter rrefen Fillova te dridhesha dhe ndieja dhimbje ne te gjithe trupin ne fund te pjeses se pare te ndeshjes. Bera nje vizite kardiologjike dhe pastaj u nisa per ne Holande per te verifikuar gjendjen time. Rezultatet e analizave thone qe kam nje gjendje anemike dhe trupi im ne keto momente eshte shume i lodhur - beri me dije Shnajderi. Numri dhjete i zikalterve ne fund pohoi se edhe pse trupi i tij kishte nevoje per pushim ai nuk mund te largohej nga ekipi pasi Interi ka nevoje per te.