Alonso Mund te shpallemi kampione e kemi vete ne dore
Pretendenti kryesor per fitimin e titullit Fernando Alonso mendon se i ka te gjitha mundesite per te triumfuar ne pisten e Abu Dabit ne fundjave. Rezultati i Interlagosit na ben ta kemi vete ne dore fatin tone me fitoren ose me vendin e dyte nuk duhet te bejme asnje llogari - u shpreh dje piloti spanjoll ne faqen e Ferrarit ne internet. Mund tia dalim edhe pse jemi te vetedijshem se kundershtaret tane kryesore jane shume te forte. Deri tani makina e tyre ka qene me e mira ne cdo lloj piste por kjo nuk do te thote se jemi te mundur. Perkundrazi. Sipas dy here kampionit te botes per tu shpallur kampion duhet qe ne pisten e Jas Marines Kokekuqja te zhvilloje nje gare te perkryer. Vetem ne kete menyre kemi mundesi te arrijme objektivin qe patem fiksuar ne fillim te sezonit - theksoi Alonso i cili shtoi se duke filluar prej dites se enjte skuadra do te perqendrohet plotesisht ne garen e fundit te kalendarit. Jemi ne ndalesen e fundit te nje sezoni i cili sido qe te shkoje do te mbetet shume i bukur. Do te perpiqemi ta mbyllim ne menyren me te mire. Kemi per te dhene maksimumin per kete te jeni te sigurt - perfundoi 29-vjecari spanjoll i Ferrarit.