E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder: Reali më trajtoi keq

“Më trajtuan shumë keq, por parapëlqej të mos flas më për këtë gjë”,- shprehet Shnajder në një intervistë për gazetën “Marka”. Ai shton se gjithçka që ndodhi ishte e shëmtuar, pasi trajneri Pelegrini ia dha besimin, por njerëz të tjerë në klub nuk e vlerësonin.

“Tashmë po shkoj në një tjetër klub të madh dhe për këtë nuk kam dyshime. Kam qenë shumë mirë tek Reali, nuk mund ta mohoj dhe më vjen keq që po largohem, por kështu është jeta. Tani jam i lumtur”,- përfundon fantazisti hollandez.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›