Borielo: Jemi gati për derbin
“Të gjithë flasin për Interin dhe Juventusin, por edhe ne jemi forcuar. Edhe nëse distanca nga Interi do të shkonte në +5, do të ishte shumë e rëndësishme,”- tha Marko Borielo.
Nga dyshimet për gjendjen e tij fizike, tek mundësia për të qenë kandidati kryesor për të qenë në krah të Patos në derbin e së shtunës. Marko Borielo është i gatshëm të “hakmerret” ndaj atyre që dyshojnë në aftësitë e tij. Vitin që shkoi, e nisa mirë, por më vonë pata dëmtime, që nuk më lanë të jap maksimimin. Nuk jam ende në 100% të formës, por kam motivimin e mjaftueshëm, shokët e skuadrës më ndihmojnë dhe ka një mbështetje të madhe nga të gjithë,”- shpjegon ai në një intervistë për “Skai Sport”.
Tifozët e Milanit shpresojnë ta shikojnë të shënojë me fanellën e Milanit gola të shumtë, si tek Xhenova, por mjafton edhe loja që Borielo zhvilloi të shtunën e kaluar ndaj Sienës, ku ai punoi shumë për skuadrën. “Trajneri më kë kërkuar të shënoj gola, si të gjithë sulmuesit e tjerë, por ka ndeshje të caktuara në të cilat nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe detyrohem të depërtoj për të turbulluar mbrojtjet kundërshtare.”
Në fund, sulmuesi kuqezi flet edhe për Ronaldinjon: “Kam parë lojtarë të mëdhenj, por ato që ai bën në stërvitje, nuk i bën askush.”